1.1 C
New York
Tuesday, February 10, 2026

Buy now

Lirohen me kusht Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu

- Advertisement -

Janë liruar me kusht Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu të cilët po mbaheshin në Hagë nën akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë,  janë liruar nga Gjykata Speciale, me dorëzaninë që kanë ofruar.

“Më 2 shkurt 2026, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Haxhi Shalës për të mundësuar lirimin e tij me kushtet e përcaktuara në vendimin e saj. Këto kushte do të vazhdojnë të zbatohen për pjesën e mbetur nga 3 vitet e dënimit të tij. Z. Shala u lirua dhe u kthye në Kosovë më  10.02.2026. Mes të tjerash, Kryetarja Trendafilova mori parasysh se z. Shala kishte treguar disa shenja rehabilitimi dhe se i kishte dërguar asaj një letër në të cilën shprehte keqardhje ndaj të gjithë atyre që mund të kishin pësuar dëm si pasojë e veprimeve të tij. Ajo mbajti parasysh gjithashtu marrëdhëniet familjare pozitive të z. Shala, mjedisin e qëndrueshëm të jetesës dhe rrjetin e gjerë shoqëror, që tregojnë perspektivë të arsyeshme rehabilitimi. Kryetarja  gjykoi se, ndonëse veprat penale për të cilat ai u shpall fajtor janë të rënda, z. Shala e kishte shkruar letrën me nismën e vet dhe pa ndihmë ligjore, pas një periudhe reflektimi. Ajo konstatoi se letra e tij ishte shenjë e distancimit të sinqertë nga veprat penale për të cilat u shpall fajtor. Vendimi mund të gjendet këtu. Procedurat e uljes, modifikimit ose ndryshimit të dënimeve të përcaktuara në nenin 51(2) të Ligjit janë procedura individuale. Kur një person i shpallur fajtor ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo nuk ka të drejtë të vetvetishme që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet, por vetëm plotëson kriteret për shqyrtim të mundësisë së uljes, modifikimit ose ndryshimit të dënimit”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Të ngjashme

Të fundit