24.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Lirohen dy serbët e arrestuar në Koshare

- Advertisement -

Janë liruar dy shtetasit e Serbisë që u ndaluan të premten në Koshare.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Bëhet e ditur se pas konsultimit me prokurorinë e shtetit, nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore, dhe të njëjtit janë liruar.

“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar”, tha Elezaj për Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit