6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lirohen dy amerikane të marra peng nga Hamasi

- Advertisement -

Dy pengje amerikane të mbajtura nga Hamasi janë liruar “për arsye humanitare”, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të organizatës Abu Ubaida. Sipas asaj që raporton CNN, bëhet fjalë për nënë e bijë.

Ai tha se ishte në përgjigje të përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit dhe për t’i “provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”.

“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza. ”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.

Lirimi vjen si rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit që filluan pasi këta të fundit rrëmbyen rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit