5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Lirohen aktivistët e PSD-së

- Advertisement -

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate tashmë janë liruar.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

“Po, jemi liruar”, tha ajo shkurt.

Aktivistët e PSD u arrestuan sot në Prishtinë gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtare.

Ata kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.

Sipas PSD’së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.

Ndërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”.

Policia fillimisht i nxori jashtë objektit të Bibliotekës e pastaj disa i arrestoi. Në Bibliotekën Kombëtare më pas ka shkuar kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci ku kanë marrë pjesë në manifestimin e “Ditës së Mësuesit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit