16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Lirimi nga pagesa për studime, nuk rritet numri i studentëve

- Advertisement -

1 tetori i studimeve, fillon sot, më 3 tetor. Jo për ndonjë arsye, por për shkak se 1 tetori i ra në ditë të vikendit.

Në Kosovë, janë 9 institucione publike universitare ku nisin ligjëratat sot, përfshirë Universitetin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajit, si dhe Fakulteti i Studimeve Islame dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Përpos atyre publike, në vendin  janë edhe rreth 25 institucione universitare private.

Por, çmimi falas për studimet në institucionet publike nuk ka ndikuar që të rritet numri i studentëve. Të paktën, jo në Universitetin e Prishtinës sipas prorektorës për mësim Mimoza Ibrani. Ndonëse kjo, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha lirimi nga pagesa, ua ka lehtësuar jetesën familjeve kosovare.

E njëjta, në Sytë 7, tregoi se student të rinj, sivjet në Universitetin e Prishtinës, në të gjitha nivelet, bachelor, master e doktoratë, pritet të jenë rreth 6 mijë, meqenëse studimet master dhe të doktoratës janë ende në konkurs e sipër.

Ndërkohë, në nivelin bachelor, Ibrani, në Sytë 7 tha se janë pranuar 40% e maturantëve, me notë mesatare 5.

Universiteti i Prishtinës, sipas Prorektorës, ka cilësinë më të mirë në trojet shqipfolëse. Ky fakt, sipas Ibranit, dëshmohet nga ranglistat botërore, ndonëse po punohet që të rritet edhe më shumë cilësia e studimeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit