6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Lirimi i tre policëve, Abdixhiku: Falendrojmë miqtë ndëkombëtarë, në veçanti qeverinë e SHBA-ve

- Advertisement -

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dalur me një mesazh për lirimin e tre policëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve tanë, Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa, të cilët 12 ditë më parë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, një akt të agresionit luftënxitës”. Ka shkruar LDK në Facebook.

Mes tjerash Abdixhiku ka falenëruar të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, si dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Postimi i plotë:

Mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas lirimit të tre policëve kosovarë nga shteti serb.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve tanë, Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa, të cilët 12 ditë më parë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, në një akt të agresionit luftënxitës.

Sot, falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit