Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka bërë marrëveshje për lirimin e ish-policit Dejan Pantiq dhe se për këtë u demantua nga BE-ja dhe SHBA-jë në deklaratën e përbashkët që e lëshuan.
“Qeveria, në kuptimin politik e organizativ, është shndërruar në mjeshtër të kamuflimit në gjithë të kësaj situate. Kryeministri i vendit garanton që askush s’do të arrestohet për shkak të barrikadave dhe cenueshmërisë së ligjeve dhe Kushtetutës”, tha ai në DPT te Fidani në T7.
Ai tha se Kurti, me deklaratën e tij se është kureshtar për ata që e liruan në arrest shtëpiak Pantiqin, vetëm naivët mund t’i mashtrojnë. Këta janë mjeshtër të bëjnë gjueti shtrigash. Vetëm ndonjë adoleshent politik mund të mashtrohet që s’ka marrëveshje politike. Këta u demaskuan nga BE dhe SHBA përmes deklaratës”.
Zemaj po ashtu bëri edhe një pyetje për rastin e Pantiqit.
“Kush do ta mbikëqyrë arrestimin e tij shtëpiak, ose kush e mbikëqyri sot?”.