Pasi Gjykata Speciale ka liruar nga paraburgimi Fadil Fazliun, ka reaguar djali i tij Fahri Fazliu.
Ai ka bërë me dije se babanë e tij nuk e thyer asnjëherë sfidat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prindi i tij ka qenë frymëzim për familjen.
“Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart dhe me dinjitet të pathyeshëm dole nga burgu i Hagës, ashtu siç ke qëndruar gjithmonë i fortë, i drejtë dhe krenar. Sprovat nuk ta thyen asnjëherë, përkundrazi të bënë edhe më të fortë. Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për kombin shqiptar!”, ka shkruar ai.






