8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Lirim nga tatimi për bizneset e vogla dhe pagat deri në 400 euro s’do të tatohen, ndër zotimet e Bedri Hamzës

- Advertisement -

Premtimet kryesore në këtë fushë përfshijnë përjashtimin nga taksat për bizneset e vogla, përjashtimin nga taksat për të ardhurat personale deri në 400 euro, tatimin në bazë të fitimit real për bizneset me qarkullim nga 10 mijë deri në 30 mijë euro, lehtësimet të përkohshme tatimore për investimet mbi 500 mijë euro apo me 50 punëtorë, etj.

Sipas programit të prezantuar sot nga Hamza, bizneset e vogla që gjenerojnë të ardhura deri në 10,000 euro në vit do të përjashtohen nga tatimi në tërësi.

“Përjashtimi nga tatimi për bizneset e vogla me qarkullim deri në 10,000 € (përveç shërbimeve profesionale si avokatia dhe konsulenca).”

Për bizneset me qarkullim ndërmjet 10,000 dhe 30,000 €, Hamza planifikon të zbatojë një sistem tatimor të bazuar në fitimet aktuale dhe jo në një normë fikse, duke eliminuar normën standarde prej 9% për këto kompani.

“Bizneset me qarkullim ndërmjet 10,000 € dhe 30,000 € do të tatohen bazuar në fitimin real, jo me normën 9%.”

Tatimi mbi të ardhurat personale planifikohet gjithashtu të ripërshkallëzohet. Hamza u zotua se të ardhurat personale deri në 400 euro në muaj do të përjashtohen tërësisht nga tatimi, për të vazhduar më tej me një normë tatimore prej 8% mbi të ardhurat ndërmjet 400 dhe 800 euro dhe një normë 10% për të ardhura më të larta.

“Pagat deri në 400€ nuk do të tatohen, pagat 400€ – 800€ tatohen me 8%, dhe mbi 800€ tatohen me 10%.”

Programi përfshin gjithashtu lirime të përkohshme tatimore për bizneset që investojnë më shumë se 500,000 euro ose punësojnë 50 ose më shumë punonjës.

“Lirimi nga tatimi në fitim, për periudha të caktuara kohore, për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro apo që punësojnë mbi 50 punëtorë.”

Një tjetër zotim i Hamzës është ndryshimi i praktikës të pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara. Aktualisht bizneset paguajnë TVSH-në në kufi me rastin e importit. Plani i kandidatit të PDK-së për kryeministër është shtyrja e pagesës së TVSH-së deri pas shitjes së mallrave brenda Kosovës, gjë që ai argumentoi se do të lehtësonte “barrën e tyre financiare”.

“Ndryshimi i praktikës së pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, duke e transferuar mbledhjen e TVSH-së në brendi të Kosovës, në mënyrë që bizneset të paguajnë TVSH-në pas shitjes së produkteve dhe jo në kufi, duke lehtësuar kështu barrën e tyre financiare.”

Programi gjithashtu përfshin eliminimin e taksave doganore për importin e automjeteve të reja elektrike. “Eliminimi i tarifës doganore për importin e veturave të reja elektrike”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit