Liria e Prizrenit ka bërë goditjen e parë në vitin 2026, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Theophilus Solomon.
Solomon, të hënën është prezantuar te Liria, ekip që e sheh si përforcim të madh pë sulmin.
Solomon e njeh mirë Ligën e Parë, pasi ishte pjesë e skuadrës së Vushtrrisë.
Ai stinorin vjeshtor e ka mbyllur si golashënuesi më i mirë i kësaj kategorie, me 11 gola të realizuar.
Solomon ka bërë karrierë në Kosovë edhe te Ballkani, Gjilani e Dukagjini.






