Sport

Liria ndal “hovin” e Dritës

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Liria e Prizrenit i ka dhënë fund serisë së fitoreve të skuadrës së Dritës.

Të dielën në Gjilan në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita e Liria luajtën 1:1. Drita ishte në seri prej pesë fitoreve. Por vazhdon të mbetet pa humbje këtë edicion.

Ndërkohë Liria ka fituar pikë pas pesë xhirosh. Besnik Krasniqi kaloi në epërsi Dritën në minutën e tretë. Për 1:1 shënoi Prins Tijueza në minutën e 73-të.