28.8 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

“Liria ka Emër” organizon marsh me motorë nga Prishtina drejt Hagës e Brukselit

- Advertisement -

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës dhe Brukselit.

Bëhet e ditur se në këtë organizim janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.

“Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane”.

“Ky marshim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin”, thuhet në njoftimin e kësaj platforme.

Poashtu theksohet se detaje të mëtejshme mbi itinerarin dhe organizimin e këtij marshi do të bëhen publike me kohë.

Të ngjashme

Të fundit