Liria e ka mundur Trepçën në Prizren, për ta mbajtur gjallë shpresën që të inkuadrohet në Superligë.
“Bardh e zinjtë” tani janë barazuar me pikë me Drenicën e vendit të parë në Grupin A, me nga 46 sosh, raporton Klankosova.tv.
Prizrenasit tani presin gabimin eventual të liderit në duel me Besën, në mënyrë që ta vazhdojnë ëndrrën e rikthimin në elitën futbollistike të Kosovës.
Diar Nikqi rezultoi golashënuesi i vetëm në ballafaqimin e sotëm, duke realizuar qysh në sekondat e para të pjesës së dytë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Trepça’89 ka fituar 2-0 ndaj Vëllaznimit, duke vazhduar t’i qëndrojë prapa Lirisë vetëm 3 pikë, njofton Klankosova.tv.
Gjakovarët me humbjen e sotme në stadiumin “Riza Lushta”, i kanë zbehur tej mase gjasat që edicionin e ardhshëm të bëhen pjesë e Superligës.