Liria i ka dërguar një dhuratë Vedat Muriqit te Mallorca, ku klubi spanjoll ka postuar të gjithë momentin, ndërsa lojtari i njohur ka folur për hapat e tij të parë me klubin ku nisi gjithçka në karrierën e tij, ku pastaj prekur majat.
Klubi i madh kosovar që këtë vit ka nisur një projekt të ri, ia ka dërguar një fanellë të personalizuar të Lirisë, lojtarit të tyre më të madh të dal nga shkolla e tyre.
Muriqi pasi mori fanellën e veshi dhe bisedoi me bashkëlojtarët, të cili ofronin edhe para për ta blerë.
“U rrite te FC Liria, për të pushtuar majat e futbollit botëror”, ka shkruar Liria në faqen zyrtare në Facebook.
Liria ka shkruar se bashkëpunimi me një klub si Mallorca do të vazhdojë dhe se janë mirënjohës ndaj tyre.
“Klubi i Mallorcas nga La Liga spanjolle sapo ka postuar një video ku Vedat Muriqi flet për historinë e tij me klubin dhe për vështirësitë që përjetoi pas luftës në shtetin tonë, teksa mban veshur fanellën speciale “El Pirata” që ua dërguam nga Kosova. Ky bashkëpunim mes klubeve vetëm sa na afron më shumë me një klub legjendar si Mallorca, dhe jemi shumë mirënjohës ndaj klubit ishullor”.
“Jemi krenarë si klub që ish-lojtari ynë, i rritur te FC Liria dhe në qytetin e Prizrenit, Vedat Muriqi, ka arritur kaq sukses në karrierë dhe po tregon performancë të jashtëzakonshme te klubi i Mallorcas. Muchas Gracias RCD Mallorca”, ka shkruar Liria.