Home Lajme “Liri për Palestinën”, vendosen grafitë në Prishtinë dhe Mitrovicë

“Liri për Palestinën”, vendosen grafitë në Prishtinë dhe Mitrovicë

0
“Liri për Palestinën”, vendosen grafitë në Prishtinë dhe Mitrovicë

Disa aktivistë të pavarur dhe organizata joqeveritare janë solidarizuar me shtetin palestinez duke vendosur grafitë në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Në grafitë e vendosura është shkruar “Liri për Palestinën”, në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

“Në vazhdën e intervenimeve publike në solidaritet me Palestinën, grupi organizativ, i përbërë nga aktiviste/ë të pavarur, anëtare/ë të Kolektivit Feminist dhe Hapësinës Shoqnore për Dekonstruksion, kanë lënë mbishkrime në Prishtinë e Mitrovicë. Grafitet e zgjasin solidaritetin dhe besimin tonë në rezistencën e popullit palestinez për liri nga politikat gjenocidale, okupimi dhe aparteidi i shtetit izraelit”, thuhet në njoftimin e “Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist”, të publikuar në Facebook.

Exit mobile version