21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“Liri për çlirimtarin”, sot protestë gjithpopullore në Ferizaj

- Advertisement -

Sot në Ferizaj do të mbahet një protestë gjithpopullore me moton “Liri për çlirimtarin”, në mbështetje të bashkëluftëtarit nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili është arrestuar javën e kaluar nga shteti i Maqedonisë së Veriut.

Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, dega në Ferizaj, do të nis në orën 18:00 dhe do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, në Ferizaj.

Blerim Ramadanit i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.

Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit