11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Liqeni e fiton ndeshjen e dytë ndaj Prishtinës 01, barazohet seria finale

- Advertisement -

Ndeshje spektakolare doli të jetë edhe finalja e dyte mes Liqenit dhe Prishtina 01, ku fitore shënuan vendasit me rezultat 4:3.

Palestra “Hysni Jetullahu” ishte e vogël për t’i zënë të apasionuarit e futsallit, të cilët tani kanë mundësinë të shohin edhe finalen e tretë mes këtyre dy skuadrave.

Shqipron Brahimi hapi ndeshjen në start për 1:0. Por, Prishtina 01 u kthye shpejt në lojë me një autogol (1:1). Prishtinasit morën epërsinë me golin e Fitim Kasniqit për 1:2.

Liqeni barazoi rezultatin me golin e Camilos (2:2), ndërsa i njëjti shënoi edhe pak sekonda pa u mbyllur pjesa e parë për 3:2, duke e çuar në pushim me epërsi skuadrën e tij.

Edhe pjesa e dytë ishte me nivel të lartë ku të dy skuadrat luftonin fortë për çdo top.

Liqeni shtoi epërsinë në 4:2 me golin e Dardan Topillës nga penalltia.

Disa minuta para fundit sërish një autogol në portën e Liqenit ktheu lojën në dramë (4:3).

Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe rezultati në serinë finale tani është 1:1.

Ndeshja e fundit dhe vendimtare për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futsall do të zhvillohet të dielën, në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit