Një burrë ka raportuar në Polici se vajzës së tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotografitë dhe incizimet në rrjetet sociale.
Rasti është raportuar në Lipjan dhe policia po heton këtë rast.
“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.