Skuadra e Inter Miamit ka barazuar 2:2 ndaj Nashville FC në ndeshjen e 1/8 së finales në Champions Cup.
Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi shënoi një gol në barazimin e klubit të tij, shkruan Indeksonline
Argjentinasi u rrezikua shumë në minutën e 75’të nga lojtari kundërshtar.
Mbrojtësi i Nashville FC bëri një ndërhyrje brutale ndaj Messit, por për fat të mirë argjentinasi u ngritë sërish në këmbë dhe vazhdoi ndeshjen.
Gjyqtari nuk tregoi asnjë karton pas kësaj ndërhyrje, edhe pse në shikim të parë vlerësohet për kartonin e kuq direkt.