Ylli i futbollit, Lionel Messi, ka lançuar linjën e tij të parë të parfumeve, duke ndarë një video promovuese në Instagram, ku ka mbi 500 milionë ndjekës.
“Jam shumë i lumtur që të prezantoj parfumin tim të parë. Ai është i disponueshëm në shitësit kryesorë të parfumeve në botë. Shpresoj se do t’ju pëlqejë,” shkroi Messi.
Në klipin promovues, përshkruhet se “Aroma Leo Messi” është krijuar për të provokuar një lidhje të thellë emocionale, duke kapur thelbin e Messit si kampion bote, baba dhe zotëri.
“Ky parfum krijon një ekuilibër harmonik midis freskisë gjallëruese dhe ngrohtësisë,” theksohet në përshkrim.