Rrjeti i njohur social që ka në fokus biznesin dhe punësimin LinkedIn, ka njihur kodin telefonik të Kosovës +383.
Shqiptarja e cila është pjësë e kësaj kompanie, Hava Maloku ka thënë se ky është një lajm fantastik.
“Po e nisim të premten (ditën e bekuar të javës) me një lajm fantastik. Kodi i shtetit për Kosovën tashmë është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn. Unë e vlerësoj punën e zellshme të ekipit inxhinierik për ta bërë të mundur këtë. Duke ardhur nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm. Të jesh në gjendje të ndikosh atë ndryshim nga ana e kundërt e tabelës ndihet e pabesueshme tani. Gëzuar popullin tim të Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.