Pas “Lasgushit”, “Migjenit” dhe “Naimit”, linjës shqiptare të fluturimeve ajrore “Air Albania” i shtohet edhe aeroplani “Fishta”, për nder të poetit të shquar Gjergj Fishta.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se me zbritjen në aeroportin e Rinasit të aeroplanit “Fishta”, shkon në katër aeroplanë flota e kompanisë së flamurit, shkruan ATSh.
“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamuri”, shkroi Rama në Facebook.
“Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.
Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill 2019. “Migjeni” nisi fluturimet drejt Italisë në fillim të muajit tetor të 2019-ës.