Në një intervistë për The Sun, aktorja 38-vjeçare tha se ishte tepër e gatshme të thoshte “po” ndaj agjentëve dhe producentëve, pa menduar për nevojat e saj personale. “Nëse do ta dija atëherë çfarë di sot, do ta kisha përdorur shumë më shpesh fjalën ‘jo’”, u shpreh ajo.
E famshme që në fëmijëri me role në filma si “Freaky Friday” dhe “Mean Girls”, karriera e saj u ndërpre nga probleme personale dhe ligjore, përfshirë varësinë, përballje me drejtësinë dhe periudha të shumta rehabilitimi, shkruan DailyMail.
Pas largimit nga vëmendja, ajo hapi biznese në Greqi dhe u zhvendos në Dubai, ku tha se gjeti një fillim të ri, larg thashethemeve të Hollywood-it.
Në vitin 2022, Lohan riktheu karrierën me komedinë romantike “Falling for Christmas”, e ndjekur nga “Irish Wish” në Netflix, pjesë e një marrëveshjeje me dy filma.
Kritikat për filmat ishin të përziera, por ajo u vlerësua për energjinë e saj në ekran.
Tani, Lohan është gati për një tjetër rikthim të madh me vazhdimin e “Freaky Friday”, titulluar “Freakier Friday”, që do të publikohet më 8 gusht.
Filmi e ribashkon atë me Jamie Lee Curtis dhe ka ngjallur entuziazëm te fansat që e kanë ndjekur në çdo fazë të jetës dhe karrierës së saj.