Aktorja Lindsay Lohan ka thënë se djali i saj është i fiksuar pas flokëve të saj.
37-vjeçarja derisa ishte duke folur me aktoren irlandeze të Wish, Ayesha Curry, rreth filmit të tyre të ri në Netflix dhe jetës si nëna që punojnë.
Lohan, e mirëpriti djalin e saj Luai vitin e kaluar me bashkëshortin Bader Shammas, zbuloi se pjesën më të madhe të kohës e kalon me vogëlushin e saj.
“Për mua, luaj me djalin tim dhe kaloj kohë me të”, thotë ajo e pyetur për rutinën e saj të përditshme.
“Për momentin atij i pëlqen vetëm të jetë jashtë dhe të bëjë shëtitje, kështu që unë thjesht përpiqem ta nxjerr jashtë sa më shumë që të mundem sepse i pëlqen të shikojë përreth”.
“Ai po më shqyen flokët tani, kështu që kjo është gjëja e re”, shton ajo.
“Ai më tërheq flokët, kështu kam mbetur tullace në disa zona”, shkruan People.