Lindsay Lohan ka pozuar pa make-up në një selfie me specialisten e kujdesit të lëkurës, Radmila Lukian, pas diskutimeve të shumta për ndryshimin e saj madhor në pamje.
Ylli i Mean Girls, ndau të hënën një foto me Lukian e cila është dermatologe, specialiste kundër plakjes dhe themeluese e Qendrës Estetike dhe Dermatologjike Lucia në Dubai, ku Lindsay banon me bashkëshortin e saj Bader Shammas.
“Me të dashurën doktoreshën Radmilla Lucian për disa kohë të kujdesit të lëkurës”, shkroi Lohan në fotografinë e saj.
Aktorja siç duket pozoi pa make up në këtë imazh.
Ndërkohë, Lukian kishte ndarë më parë një foto të tyre në Instagram në tetor, dhe lëkura e Lindsayt dukej perfekte.
“Kënaqësi e madhe të kem @lindsaylohan në klinikën Lucia. Më pëlqen të kujdesem për shëndetin e lëkurës tuaj dhe bukurinë tënde”, pati shkruar ajo.
Klinika Lucia është një ‘pioniere në fushën e procedurave jo-kirurgjikale dhe kirurgjikale’ sipas faqes së internetit të klinikës.
Shërbimet e klinikës përfshijnë, ‘dermatologji, kirurgji plastike, trajtime estetike dhe kozmetike për fytyrën dhe trupin”.
Klinika fokusohet në ‘rezultate me pamje natyrale’.
Shumë kishin pyetje në lidhje me regjimin e kujdesit të lëkurës së Lindsayt.
“Doktoreshë, e gjithë bota është kurioze dhe a mund të më thoni se çfarë procedurash keni përdorur për ta bërë Lindsay-in të dukej natyrale?”, pyeti njëra.
Kjo vjen pasi babai i saj, Michael Lohan, mohoi që vajza e tij të kishte bërë ndonjëherë një operacion plastik, por zbuloi se ajo kishte bërë ndërhyrje të tjera si mbushës e botoks.
“Lindsay nuk ka bërë kurrë ndonjë operacion plastik. Pamja e saj [është] kaq e natyrshme – ashtu si talenti i saj”, tha ai për Page Six.
Ndërkohë, Dr. Jonny Betterridge, një mjek estetik, kohët e fundit pohoi se ylli mund të kishte shpenzuar deri në 300 mijë në procedurat e kirurgjisë plastike për të arritur këtë paraqitje.