21.9 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis shkëlqejnë në premierën e “Freakier Friday” në Londër – një rikthim i shumëpritur pas 22 vitesh

- Advertisement -
Tapeti i kuq në ODEON Luxe në Leicester Square u ndez të enjten mbrëma nga kasti i filmit të shumëpritur “Freakier Friday”, që shënon vazhdimin e komedisë ikonike të vitit 2003.

Lindsay Lohan mahniti të pranishmit me një fustan të shndritshëm me xixa dhe bust të zbukuruar, të kombinuar me një çantë dore në formë kitare – një detaj nostalgjik që lidhet me personazhin e saj në film.

Aktorja 39-vjeçare tregoi lëkurën e saj të tendosur dhe pamjen rinore, për të cilën ajo këmbëngul se është rezultat i një rutine të përkushtuar të kujdesit për lëkurën, edhe pse thashethemet për ndërhyrje estetike nuk kanë munguar, shkruan DailyMail.

Jamie Lee Curtis, 66 vjeçe, zgjodhi një fustan elegant me pelerinë të kuqe, të kombinuar me taka të zeza stiletto dhe syze aviator, duke dhënë një pamje klasike e të fuqishme.

Ylli i Hollywood-it ka folur shpesh për presionin mbi gratë për kirurgji estetike, duke e quajtur këtë trend një “gjenocid” të pamjes natyrore.

“Buzët me dyll janë deklarata ime kundër kirurgjisë plastike,” ka thënë ajo në një intervistë për The Guardian, duke theksuar se breza të tërë po humbasin autenticitetin për shkak të filtrave dhe ndërhyrjeve.

Atyre iu bashkua edhe Chad Michael Murray, i cili rikthen rolin e tij si i dashuri i Annës, Jake, duke kompletuar ribashkimin e kastit të filmit origjinal.

“Freakier Friday” sjell sërish kaosin komik të ndërrimit të trupave mes Lohan dhe Curtis – një histori që këtë herë kthehet në një nivel tjetër, pas 22 vitesh pritjeje. Në prag të premierës, Jamie zbuloi se një vazhdim ka qenë gjithmonë në mendjen e saj, por kërkoi kohën e duhur për ta bërë realitet.

Filmi tashmë ka ndezur nostalgjinë e fansave dhe pritet të jetë një nga komeditë më të komentuara të vitit. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit