3.5 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Lindon Emërllahu zyrtarizohet te skuadra ukrainase Polissya Zhytomyr

- Advertisement -

Lindon Emërllahu, edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra ukrainase Polissya Zhytomyr.

Mesfushori kosovar u transferua atje nga klubi rumun CFR Cluj.

“Klubi i futbollit Polissya ka arritur një marrëveshje për bashkëpunim me mesfushorin kosovar Lindon Emërllahu. Kontrata me lojtarin është nënshkruar për një periudhë trevjeçare. Lojtari do të luajë nën numrin 14. Mirë se vini në grup, Lindon!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, këtë sezon, 23 vjeçari luajti 24 ndeshje për klubin rumun duke shënuar 4 gola dhe bërë 2 asistime.

Ai u falënderua për angazhimin e tij në këtë skuadër.

Të ngjashme

Të fundit