1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Lindon Emërllahu, ‘Ylli i javës’ në Superligë

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 13-të i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Lindon Emërllahu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e trembëdhjetë t’i takojë Lindon Emërllahut, i cili me lojën e tij kreative në mesfushë ishte kontribuesi më i madh në arkëtimin e tre pikëve të skuadrës së tij, FC Ballkani, që mposhti FC Malishevën me rezultat 1:0, kështu duke ruajtur kryesimin në tabelën e Albi Mall Superligës.

Pasi mori këtë çmim, Emërllahu u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Vlerësimi si më i miri i javës është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për punën e mëtejshme. Loja kundër Malishevës ishte shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, sepse ishim të vetëdijshëm që po ndesheshim me një skuadër me shumë cilësi, por megjithatë ne treguam forcën tonë si grup dhe në momentet vendimtare të ndeshjes ishim më të mirë. FC Ballkani do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës edhe më tutje, sepse na pret një rrugë e gjatë deri në fund të kampionatit për t’u rikonfirmuar si kampion”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit