Ndërkohë që motrat e saj shijojnë pushimet verore, fansat e Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ngritur dyshimet se çifti nuk po kalon një periudhë të mirë. Gjithsesi, gjithçka duket të jetë një teori e mundshme e krijuar nga ata, por përse mendojnë kështu?
Kylie Jenner dhe Travis Scott janë fotografuar të kapur për dore, para se të hynin në një restorant në West HollyWood, Los Angeles, megjithatë në foto ata nuk duken aspak të lumtur, madje as të “dashuruar”. Kylie Jenner kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë portokalli, ndërsa Travis Scott kishte veshur pantallona të gjera me një bluzë me mëngë të gjata dhe varësen plot me diamante.
Fotot e çiftit u përhapën shpejt në rrjetet sociale dhe komplimentet kanë qenë të shumta për pamjen perfekte të Kylie Jenner. Mirëpo, ishin përdoruesit e rrjetit ata që vunë re se fytyrat e reperit dhe modeles pasqyronin gjithçka veç dashurisë, në fakt disa siguruan se çifti janë ende bashkë vetëm për shkak të fëmijëve.