8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Linda Halimi ia nxjerr sekretet produksionit të BBVK, tregon se çfarë ndodh në dhomën e rrëfimit

- Advertisement -

Këngëtarja Linda Halimi, ka dhënë një intervistë të sinqertë për emisionin “Ora e Pasdites”, ku ka folur mbi eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova pak ditë pas eliminimit nga ky spektakël.

Gjatë intervistës, këngëtarja ndau me publikun se si asaj i jepej informacion nga produksioni rreth gjendjes së familjarëve të saj, një detaj që mund të konsiderohet si një “sekret” i programit, pasi vazhdimisht citohet nga drejtuesit se banorët brenda nuk duhet të marrin informacione nga jashtë.

Linda tregon se gjatë qëndrimit të saj në BBVK, pjesët më të vështira ishin ato momente kur ndihej e izoluar nga të afërmit e saj dhe s’mund të kishte kontakt me ta.

“Pjesa më e vështirë ka qenë kur s’kam mundur të kontaktoj asnjë person të familjes. Është dashur vetëm të bazohem në atë që më thonin në dhomë e rrëfimeve,” ka thënë Linda gjatë intervistës. Ajo ka shtuar se iu jepej vetëm një informacion i përgjithshëm: “Mirë janë, gjithçka është në rregull dhe nuk ke nevojë të bëhesh merak”.

Linda ka rrëfyer një ndër momentet më prekëse, kur parë një ëndrre të keqe ka shkuar te dhoma e rrëfimeve duke qarë për të pyetur për gjendjen e vajzës së saj, Kaimana.

Linda Halimi (Foto: Linda Halimi/TikTok)

Këto detaje që Linda ka ndarë ofrojnë një perspektivë më të thellë për atë çfarë ndodh prapa skenave të spektaklit dhe efektin anësor që izolimi dhe mungesa e kontakteve me jashtë mund të kenë mbi pjesëmarrësit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit