Ka lindur fëmija i parë në Britaninë e Madhe nga një nënë që kishte mitër të transplantuar.
Nëna e foshnjës, Grace Davidson, 36 vjeçe, lindi pa një mitër funksionale dhe mori mitrën e motrës së saj në vitin 2023 – në atë që në atë kohë ishte transplanti i vetëm i suksesshëm i mitrës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo dhe burri i saj, Angus, e kanë quajtur vajzën e tyre Amy sipas motrës së Grace, e cila i dhuroi mitrën.

Mbajtja në krahë e foshnjës Amy ishte “e pabesueshme” dhe “surreale” për mamanë e re, Grace.
“Është vërtet e mrekullueshme”, tha ajo për BBC, transmeton Klankosova.tv
Grace dhe Angus, të cilët jetojnë në veri të Londrës, por janë me origjinë nga Skocia, shpresojnë të kenë një fëmijë të dytë duke përdorur mitrën e transplantuar.
Foshnja e parë e lindur si rezultat i një transplanti të mitrës ishte në Suedi në vitin 2014. Që atëherë rreth 135 transplantime të tilla janë kryer në më shumë se një duzinë vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë dhe Turqinë.