2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Linçimi publik ndaj gazetares Hoti, reagon AGK-ja: Rrezikon seriozisht sigurinë fizike të gazetarëve

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar pengimin e punës së ekipit të Gazetës Nacionale në tubimin e Vetëvendosjes në Malishevë dhe linçimin e gazetares Besarta Hoti.

Pengimi i ekipit të Nacionales ndodhi gjatë momentin kur disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u paraqitën pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë: “Jeni më keq se Serbia!”

Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e ka sulmuar dhe linçuar publikisht në Facebook gazetaren, Besarta Hoti, për shkak të mbulimit të tubimeve të Vetëvendosjes në disa qytete.

Në dritën e kësaj, AGK e quajti veprimin të “papranueshëm” dhe që “rrezikon seriozisht sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi.”

Në reagim iu bë thirrje Vetëvendosjes që “të ofrojë kushtet e nevojshme për të gjitha mediat e interesuara për të përcjellur tubimet elektorale të saj, dhe të mos i pengojë ato.”

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit