Home Lajme Linçimi i gazetarëve nga VV-ja, Matoshi: Viktima të miteve, besojnë se janë ma të diturit

Linçimi i gazetarëve nga VV-ja, Matoshi: Viktima të miteve, besojnë se janë ma të diturit

0
Linçimi i gazetarëve nga VV-ja, Matoshi: Viktima të miteve, besojnë se janë ma të diturit

Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një shkrim linçues ndaj disa prej analistëve, të cilët shprehën rezervat e tyrë në lidhje me zgjedhjet në veri. Pas Zybës edhe Kurti e VV-së i ndjeku hapat e njëjtë. Tinka Kurti është hedhur në sulm ndaj mediave dhe studiove televizive.

Reagimi i gazetarit dhe analistit Halil Matoshi ka qenë i fortë ndaj këtyre sulmeve. Ai ka theksuar se këto sulme nuk janë bërë për shkak të frikës nga gazetarët apo opozita, por për shkak se “ata janë viktima të miteve dhe besimeve të tyre, ose liderit të tyre.“

Matoshi ka vlerësuar se ata kanë një strukturë reaktive të ngadaltë dhe se ata besojnë se janë më të diturit dhe kanë të vërtetat përfundimtare në patriotizëm, duke krijuar armiq përreth dhe duke u besuar marrëzive.

“Pushteti i Albin Kurtit sulmon gazetarët, jo pse janë të frikësuar prej opozitës as pse nuk pajtohen me mendimin ndryshe, por kujdes, budallenjtë rëndom janë viktima të miteve e besimeve të tyre, ose liderit, sepse struktura reaktive e tyre është e ngadaltë e shfaqet tek ta si patologji mentale e vonesës në përpunimin e të dhënave. Ata besojnë se janë ma të diturit i dinë të vërtetat përfundimtare dhe sipëran në patriotizëm. Por ata s’kanë gjë që vlen me shfaqë së këndejmi fabrikojnë armiq përreth. Që goditja e tyne të jetë shfaqje. Ata janë të rrezikshëm sepse u besojnë marrëzive!” – ka thënë Matoshi.

Exit mobile version