Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharj, ka deklaruar se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ai ditëve të fundit ishte viktimë e linçimeve në rrjetet sociale nga përkrahës të qeverisë, por dhe nga disa deputetë të pushtetit.
Kjo, sipas tij, është edhe arsyeja që nuk mori pjesë në seancën e Komision Parlamentar për Arsim, të premten.
“Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal Bashës që është nxënës i dobët, sic shihet nga notat e tij, por si duket partia në pushtet e kishte dërguar që ta minoj angazhimin që e kemi bërë në atë komision. Edhe kjo ndikojë pak. Edhe në atë takim kam qenë keq me shëndet”, është shprehur Jasharaj për “KlanKosova”.
Jasharaj, i cili që një kohë të gjatë udhëheqë me SBAShK-un, vlerësoi se kurrë nuk është përballur me sulme të tilla.
“Asnjë qeveri deri më tani s’ka bërë kaq shumë sulme ndaj SBAShK-ut. Është turp i qeverisë që e lejojnë Dimalin të na quajnë analfabetë”, është shprehur ai.