6.1 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Linçimet ndaj Rrahman Jasharajt, deputeti kërkon t`i sigurohet mbrojtje nga policia

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Bekë Berisha, në seancën e sotme ka kërkuar që kryesindikalistit Rraman Jasharajt t`i sigurohet mbrojtje nga Policia e Kosovës. Pasi sipas tij, Jasharaj është përballur me linqime të shumta prej se ka nisur greva, shkruan Insajderi.

“I kërkoj Policisë së Kosovës, ta merr në mbrojtje Rrahman Jasharaj, pasi po ka linqime të vazhdueshme. Policia e Kosovës duhet që këto sugjerime t`i merr parasysh dhe të veprojë sa më shpejtë”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se nuk është faji i Jasharajt që nuk po fillon mësimi por faji i kryeminisrit Albin Kurti, shkruan Insajderi.

“Greva dhe sulmet fizike që po i bëhen qytetarëve të Kosovës, e në këtë rast Rrahman Jasharaj. Problemi këtu është nga kryeministri Kurti, që nuk po shkojnë në shkollë e jo e Rrahman Jasharaj”, tha Berisha.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha, ka folur edhe për mungesën e transportit për ushtarët e FSK dhe të Policisë së Kosovës.

“Çdo ditë shohim ushtarë të FSK që bëjnë auto stop, pra nuk kanë transport të siguruar. Shumë prej tyre pe leshojnë vendin e po dalin në perëndim. Tani kjo është më e theksuar. Duhet të sigurohet transporti për ushtarë”, tha ai.

Sot janë bërë tri javë prej se SBAShK-u ka nisur grevën e përgjithshme pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për 100 euro shtesë për çdo punëtor të arsimit deri në miratimin e ligjit të pagave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit