Kemi hyrë në javën e katërt, dhe ende nuk ka një marrëveshje mes sindikatave dhe Qeverisë, e cila marrëveshje do të mundësonte fillimin e mësimit, shkruan Scanner
Gjatë kësaj kohe, SBAShK-u ka qenë i vendosur në kërkesat e saj, që mësuesve t’u ndahen nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga, por gjithashtu ka qenë i hapur edhe për një dialog social me Qeverinë, shkruan Scanner.
Por, pavarësisht një takimi që gjatë javës së kaluar patën me kryeministrin Kurti, i cili ishte i pasuksesshëm, Qeveria nuk ka lëvizur që të zgjidhë këtë çështje, që afekton nxënësit.
Burime tē Scanner brenda SBAShK-ut thonë se ata janë të vendosur në kërkesat e tyre, ndërkaq kanë njoftuar se pas kërcënimeve dhe sulmeve që ka pasur kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, kanë marrë mbështetje edhe nga sindikatat evropiane, ndërkaq drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, është interesuar edhe për gjendjen dhe sigurinë e Jasharajt.
Po ashtu, sipas këtyre burimeve pritet që drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), znj.Susan Flocken ta vizitojë SBAShK-un.
Nga ana tjetër, këto burime thonë se ka një presion te madh te prindërit nga ana e ministres Nagavci, për t’i dërguar vetë fëmijët në shkolla.
Disa nga kryetarët e prindërve mësohet se po u bëjnë presion kujdestarëve të klasave nëpër shkolla, që të fillojnë mësimin.
Por, megjithatë, pavarësisht presioneve grevistët janë unik që të vazhdohet deri në përmbushjen e kërkesave./Scanner/