8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Linçim çnjerëzor ndaj Dafina Demakut, Rron Gjinovci kalon në “metastazë të urrejtjes” ndaj gazetares

- Advertisement -

Kur nis e mendon që ke dëgjuar e parë gjithçka, e ndez televizionin në KTV dhe të del një teleanalist me emrin Rron Gjinovci dhe të lë edhe më pa fjalë.

Një të bije të një dëshmori të rënë të Ushtrisë Çlirimate të Kosovës, e cila në emision televiziv thotë se “babai im ka qenë heroi im”, Gjinovci omnishent, i thotë “jo”.

Heroi yt është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Të mohon e të pështyn kujtimin dhe ndjeshmërinë tënd ndaj vetë prindit.

Të tregon që s’e ke atë hero, dhe t’i përshkruan heronjt që ti i ke, siç mendon ai, sepse “ti je pa moral”, të thotë; sepse “ti s’ke aftësi me kuptu”; sepse “ti angazhohesh për interesa kundër shtetit”.

Dafina Demaku, e cila qëndronte e abuzuar dhe dhunuar verbalisht; përballë një dehumanizimi dhe demonizmi të çmendur, qëndronte e pafuqishme dhe fytyra e saj morri trajta të pikëllimit.

E kuptueshme; dhe empatia qoftë edhe minimalisht njerëzore të çon në krah të saj. Pse? Ka para vetes njerëz që i thonë çkah mos.

Sepse në nivel të argumenteve kurrëkund hiç, kthehet në “ad hominem”; në sulme personale e jo në mundje të pozicionit që mban bashkëbiseduese.

Ti je pa inteligjencë…Ti je praprambeturinë…Ti je pa moral…Ti s’ke aftësi me kuptu…Ti angazhohesh për interesa të dyshimta…Ti angazhohesh kundër interesit të shtetit…Ti je kurrëkushi…Rusia ju shtin me fol…e thonë raportet ndërkombëtare…”.

Nëse do të bëhej sot një raport ndërkombëtar për fyerje e degradim ndaj dikujt në një shtet; ai raport prej parathënies e deri te konkluzionet do ta kishte teleanalistit Rron Gjinovci si subjekt trajtimi në gjuhën e tij ndaj gazetares Dafina Demaku.

Secila fjalë (në tenativë sepse s’lihej të vazhdonte) e saj ngjallte neveri te Gjinovci i cili ia kthente “oh, ti s’ke aftësi me kuptu” teksa në një megallomani i thoshte “Unë kam faj që kam ardh me diskutu me një njeri me inteligjencë kaq të ulët këtu”.

A thua inteligjenca dëshmohet duke ia mohuar dikujt, dhe se kjo është demonstrimi i saj?

Niste të fliste Nexhmedin Spahiu – po ashtu abuzues verbal ndaj Demakut – por, Gjinovci i thonte të mos lodhet sepse “nuk është kjo në gjendje me kuptu”.

Me një shpirt të ngushtë, me mungesë elementare të dëgjimit dhe respektimit të mendimit dhe fjalës ndryshe të tjetrit – Gjinovci e shpalli edhe armik publik gazetaren; ndonëse kjo e fundit s’bënte gjë tjetër veçse i referohej një mendimi tradicional mbi trajektoren e shqiptaritetit në vend.

Ti je angazhu për interesa të dyshimta, dhe vazhdon. Unë s’e di kush ta financon ty atë media. Unë nuk e di kush të mbështetë ty. Se me pas ditë t’kisha çu në prokurori. Por, e di që nuk janë interesa publike të vendit tem.

Sapo t’i kam provat e para kam me shku në prokurori, por jo veç në prokurori po në publik. Sapo ti kem”, i tha Gjinovci.

Provat e mia deri tash janë raportet ndërkombëtare që thonë që juve, shumë mediave në Kosovë, Rusia ju shtin me fol dhe me deviju. Raportet ndërkombëtare të BE-së. Fol për qato media ku bën pjesë ti. Ti për moral je e fundit që duhesh me fol këtu. Secili qytetar mundet me fol këtu, ti jo”, vazhdonte ai.

Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ka reaguar ashpër ndaj kësaj urrejtje të pastër të shpërfaqur ndaj gazetarës në termat më linçues nga, siç tha ai, “burra të poshtër dhe mujshar e klysh të pushtetit”.

Dafina Demaku eshte gazetare fantastike. Dafina Demaku eshte gru e lexume dhe intelektuale. Dafina njeh gjuhe te huja dhe ka kulture te gjane. Po e thom keto, sepse nje kohe kemi punu bashke ne Express. Per me teper, Dafina Demaku eshte edhe çika e Vesel Demakut, ushtarit te UÇK’se, i cili eshte vra ne front te luftes. Me i thane Dafina Demakut e dyshimte ka te drejte vec BIA dhe Serbia. Sepse per Serbine i dyshimte ka qene baba i Dafines, qe e ka lane femije, i dyshimte ka qene fshati i Dafines. Hajna ordiner, burra te poshter”, ka shkruar Buzhala.

Ndaj ofendimeve brutale që u shkarkuan mbi Demakun, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e cila shkroi se “mjafton me shiku debatin në KTV, me pa se çfarë ofendime i bëhen gazetares Dafina Demaku për me kuptu pse në Kosovë gratë hezitojnë me u ba pjesë e paraqitjeve publike – posaçërisht atyre politike”.

Gjithsesi, përkundër trajtimit aspak të drejtë, Dafina, fatmirësisht, është shumë e guximshme dhe profesionale, për me e leju çfarëdo opinioni me ndiku te ajo. Mos u ndal, Dafinë!”, ka shkruar Deliu.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit