19 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

“Limak Kosovo International Airport J.S.C.” e lidh Kosovën me botën – hap për herë të parë linjën ajrore Prishtinë – Xhide (FOTO+VIDEO)

- Advertisement -

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i cili menaxhohet nga “Limak Kosovo International Airport J.S.C” është duke vazhduar me lidhjen e Republikës së Kosovës me botën. Falë përkushtimit, profesionalizimit e në funksion të  lehtësimit të udhëtimit për qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm, të mërkurën është hapur linja e parë ajrore direkte në mes të Prishtinës dhe qytetit të shenjtë Xhide (Jeddah) në Arabinë Saudite.

Kjo linjë ajrore pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimet për qëllime fetare, turistike, kulturore dhe të biznesit. Fluturimet do të realizohen tri herë në javë, duke përfshirë ditën e mërkurë, të premten të dielën, raporton Gazeta Scanner.

Përmes “FlyNas Airlines”, udhëtarët nga Kosova do të kenë tashmë mundësinë të udhëtojnë drejtpërdrejt në një prej destinacioneve më të rëndësishme kulturore, ekonomike dhe fetare në botë, duke hapur kështu një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe mundësive për Republikën e Kosovës.

Hapja e lindjes Prishtinë-Xhide bëhet me ceremoni të veçantë

Hapja e linjës ajrore Prishtinë – Xhide është bërë me një ceremoni madhështore. Udhëtarë ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Kosova dhe Arabia Saudite, përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe përfaqësuesi i avio-kompanisë “FlyNas Airlines”.

Po ashtu në këtë ceremoni, e cila është drejtuar nga zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, kanë marrë pjesë edhe delegacionet nga Këshilli për Bashkëpunim Biznesor Arabi Saudite-Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Krahas kësaj, udhëtarët e parë që kanë arritur nga Arabia Saudite në Prishtinë janë pritur me lule dhe ëmbëlsira.

Në ceremoninë inauguruese  të linjës Prishtinë – Xhide, ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kjo linjë ajrore është shumë më tepër se një rrugë udhëtimi.

“Ajo është një urë miqësie dhe një lidhje strategjike që forcon marrëdhëniet mes dy vendeve, krijon mundësi të reja për turizëm, bashkëpunim kulturor dhe ekonomik mes Kosovës dhe Arabisë Saudite. Faleminderim i veçantë për kompaninë ‘FlyNas’, ambasadorët dhe të gjitha institucionet partnere që e bënë të mundur këtë projekt strategjik. Ky është një kapitull i ri për aviacionin civil në Kosovë, që na lidh më shumë me botën dhe na afron me sukseset e përbashkëta që dëshirojmë”, ka thënë Durmishi.

May be an image of 2 people and text

Ai ka thënë se kjo linjë do ta rrisë numrin e udhëtarëve dhe rrjedhimisht do të këtë edhe ndikim ekonomik.

May be an image of 12 people and text

Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë: Linja Prishtinë-Xhide forcon marrëdhëniet në mes të dy popujve

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.

Në fjalën e tij, ai ka thënë hapja e linjës së parë ajrore në mes të Arabisë Saudite dhe Kosovës është një ngjarje historike për shkak edhe të miq.

“Kjo ngjarje nuk përfaqëson vetëm një linjë të re, por është edhe urë komunikimi  dhe një mundësi e vazhdueshme apo ofrimi që do kulmojë në forcimin e marrëdhënieve të dy popujve dhe do të jetë një kontribut i rëndësishëm  në fushat e ekonomisë, turizmit dhe shkëmbimeve kulturore. Njëkohësisht pasqyron përkushtimin e përbashkët për të hapur horizonte më të gjëra të bashkëpunimit në mes të Mbretërisë Së Arabisë Saudite dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë ambasadori Faisal Ghazi Hifzi.

Më tutje, ai ka thënë se hapja e zyrës “FlyNas” në Prishtinë është dëshmi e angazhimit të kompanisë për t’u ofruar më shumë me klientët e saj.

“Dhe për t’ju afruar atyre shërbime me cilësore që do të ua lehtësojnë udhëtimet drejt Mbretërisë (së Arabisë Saudite), sidomos për ata që do ta kryejnë Haxhin apo Umren. Përveç kësaj kjo nismë do të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit  dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella gjë që sjellë përfitime për të dy vendet ose dy popujt mikë”, ka thënë ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.

Po ashtu, në inaugurimin e linjës Prishtinë – Xhide, ka marrë pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Riad, Lulzim Mjeku, i cili ateruar në Prishtinë me avionin e kompanisë “FlyNas Airlines”. Ai ka vlerësuar bashkëpunimin e autoriteteve të Kosovës me ato të Arabisë për hapjen e kësaj linje. Ambasadori Mejku ka thënë se kjo linjë do të këtë ndikim në shumë fusha.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe përfaqësuesi i avio-kompanisë “FlyNas Airlines”, i cili është shprehur i lumtur për hapjen e linjës Prishtinë – Xhide.

Pas fjalimeve, në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është organizuar një koktej për pjesëmarrësit në hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Xhide.

May be an image of 7 people, helicopter and text

May be an image of 2 people, aircraft and text

Kush është “FlyNas Airlines”?

“FlyNas Airlines” është një kompani ajrore saudite me bazë në Riad dhe është një nga linjat ajrore më të rëndësishme low-cost (me çmim të ulët) në Arabinë Saudite dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Flynas to resume direct flights to Sohag from Riyadh, Jeddah

“FlyNas Airlines” ofron mbi 1 500 fluturime në javë, në më shumë se 70 destinacione.

Brenda Arabisë Saudite, ofron fluturime në: Riad, Jeddah, Dammam, Medina, Abha, Tabuk, etj., ndërsa ndërkombëtare:

Lindja e Mesme: Dubai, Doha, Bahrein, Muskat, Aman, etj.

Azi: Pakistan, Indi, Indonezi, Bangladeshi

Afrikë: Egjipt, Sudan, Etiopi, Marok

Evropë: Turqi, Greqi, Shqipëri (në disa sezone), Kosovë ( tani tri herë në javë), Bosnje, Austri, Itali, etj.

“FlyNas Airlines”  përdor kryesisht avionë Airbus A320.

flynas Resumes Baghdad-Jeddah Flights on September 1st, in Partnership with the Saudi Air Connectivity Program

Historiku dhe vendndodhja e qytetit Xhide

Qyteti Xhide (Jeddah) ndodhet në bregun perëndimor të Arabisë Saudite, në brigjet e Detit të Kuq. Është porta detare kryesore për në qytetet e shenjta islame, Mekë dhe Medinë, dhe një nga qendrat më të mëdha urbane të Arabisë Saudite.

Trump Firm Expands in Saudi Arabia With $1 Billion Project - Bloomberg

Të dhënat historike tregojnë se qyteti Xhide është banuar që nga shekulli i 6-të para erës sonë, nga fisi arab Quda’a.

Pas përhapjes së Islamit në shekullin VII, kalifi Othman ibn Affan (rreth vitit 647 e.s.) e shndërroi Xhiden në portin zyrtar të Mekës, për të lehtësuar ardhjen e pelegrinëve dhe tregtarëve.

Meqenëse ishte porti më i afërt me Mekën, Xhide ishte bërë qendër tregtare dhe hyrje për pelegrinët që vinin nga Afrika, Azia dhe pjesë të tjera të botës myslimane.

Është zhvilluar si një qytet tregtar i rëndësishëm, sidomos gjatë periudhës Osmane (nga shekulli i 16-të deri në fillim të shekullit XX).

Xhide kishte rënë nën kontrollin e Perandorisë Osmane rreth vitit 1517.

Qyteti kishte mbetur nën administrim osman për disa shekuj, megjithatë shpeshherë kishte autonomi lokale nga sharifët e Mekës (dinastia hashemite).

Në fillim të shekullit XX, pas rënies së osmanëve dhe luftërave lokale, qyteti është pushtuar nga forcat e Abdulaziz Ibn Saud në vitin 1925 dhe është bërë pjesë e Mbretërisë së sapokrijuar të Arabisë Saudite në 1932.

Sot, Xhide është qyteti i dytë më i madh në Arabinë Saudite pas Rijadit dhe ka portin më të madh në Detin e Kuq ( Porti i Jeddah Islamic Port).

Jeddah City - Saudipedia

Një nga qytetet më liberale dhe kulturore të vendit  për shumë kohë konsiderohej më kozmopolit se pjesa tjetër e vendit.

Qendër për turizëm, biznes, dhe art modern, si dhe pjesë e projekteve ambicioze si Qiddiya dhe NEOM.

Shtëpi e shumë muzeve, galerisë së famshme Athr Gallery, dhe qytetit historik Al-Balad që është në listën e UNESCO-s.

$90bn project pipeline will give Jeddah real estate a new identity

Jeddah to host first global village in Saudi ArabiaJeddah's Airport City Masterplan wins Cityscape… | Chapman Taylor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, histori suksesi falë investimeve të “Limak Kosovo International Airport J.S.C”

Aeroporti Ndërkombëtare i Prishtinës “Adem Jashari”, i vetëm ndërkombëtar në shtetin më të ri të Evropës nuk mjaftohet më rezultatet e deritashme, por vazhdon rrugëtimin e pandalshëm drejt arritjeve të reja.

Udhëtimi i kompanisë “Limak Kosovo International Airport J.S.C” ka marrë trajtë në vitin 2011, kur filloi me operimin dhe menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kompanisë “Limak” i zgjatet edhe për 20 muaj kontrata e koncesionimit të Aeroportit “Adem Jashari”

“Limak Kosovo International Airport J.S.C” është bërë një nga aeroportet më të avancuara të rajonit. Krahasuar me vitin 2011, vitin që ka marrë menaxhimin  “Limak Kosovo International Airport J.S.C”  krahas investimeve multi-milionëshe, aeroporti “Adem Jashari” ka pasur një rritje të numrit të pasagjerëve mbi 100 për qind, duke vazhduar rritjen e tij deri në mbi 4 milionë pasagjerë.

Si një nga aeroportet më të avancuara, ““Limak Kosovo International Airport J.S.C” ka ndërtuar Terminalin e ri në vitin 2013 me teknologjinë më të re të kohës. Me përkushtimin për të përdorur praktikat më të mira mjedisore dhe veçanërisht për të punuar ngushtë me biznesin dhe partnerët e aeroportit, dhe për të përshpejtuar shkallën e reduktimit të gjurmëve, u bë një nga aeroportet neutrale të emetimit të karbonit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës - Wikipedia

Investimi i saj nuk u ndal me kaq, por ka vazhduar me investimin në pistën e saj duke e zgjeruar atë nga 2 500 në 3 040 metra, duke u avancuar në kategorinë III B. Deri më tani, investimi është gjithsej 150 milionë euro ndërsa për sa i përket tarifave,  “Limak Kosovo International Airport J.S.C” ka kontribuar për shtetin e Republikës së Kosovës me 160 milionë euor deri tani.

New Terminal of Prishtina International Airport Adem Jashari Inaugurated

Për më tepër, “Limak Kosovo International Airport J.S.C” ka ndjekur epokën dixhitale dhe ka instaluar sisteme të reja teknologjike të sigurisë dhe teknologjinë pa kontakt për pasagjerë duke revolucionarizuar mënyrën se si funksionon sot. /Gazeta Scanner/

center>Pristina Airport handles millionth passenger</center>

Të ngjashme

Të fundit