16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese

- Advertisement -

Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Limaj e ka konsideruar këtë zgjedhje si akt antikushtetues dhe ka deklaruar se me këtë veprim po cenohen parimet themelore të Kushtetutës, raporton Klankosova.tv.

“Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar është antikushtetuese dhe cenon procesin demokratik. Me këtë veprim po hyjmë në vazhdimësi të shkeljes së Kushtetutës”, tha Limaj.

Të ngjashme

Të fundit