Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit.
“Në këtë feste ndajmë gëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin. Uroj që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati!”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.
Postimi i plotë: ME FAT FITËR BAJRAMI!
Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj Fitër Bajramin, këtë festë të madhe që vjen pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit. Në këtë feste ndajmë gëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin. Uroj që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati!” Fatmir LIMAJ