Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Albin Kurti e ka marrë të gatshëm shtetin.
Ai ka kujtuar kohën kur Albin Kurti kishte thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet, nuk do të ketë as ushtri, raporton gazeta10.
“Bile u tallke me TMK-në e FSK-në thoshte se këta janë zjarrfikës. Këqyre ku është tash FSK”, ka thënë Limaj në emisionin Gallatë me Arben Ahmetin në kanal10.
Sipas tij, Kurti ka zbuluar disa sekretet shtetërore, duke përmendur fotografimin që ka bërë me dronë.
“Dronët me të cilët është fotografuar ka bërë gabim. A e di kur është arritur marrëveshja për ta që ka qenë sekret shtetëror, e tash ky del e fotografohet. Nuk është dashur të dal e të fotografohet me ata dronë. Kontrata e armatimit është gjeja me sekret e mundshme dhe si e tillë duhet të mbahet sekret shtetëror”, ka thënë Limaj.
Video në koment 👇