Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar opozitën në Parlament që të bojkotojë çdo punim derisa të shkarkohet ministri Hekuran Murati, i cili ofendoi rëndë veteranët e UÇK-së.
Këtë thirrje, Limaj opozitës ia ka drejtuar me anë të një postimi në Twitter.
Sipas Limajt, Murati ka fyer, ofenduar e tallur sakrificën, vuajtjet dhe vlerat e popullit të Kosovës.
Postimi i plotë i Limajt:
Ftoj opozitën parlamentare që t’i bojkotoj punimet e Kuvendit, deri sa të shkarkohet ky ministër që fyen, ofendon dhe tallet me sakrificën, vuajtjen dhe vlerat e këtij populli mbi te cilat ka ardhur liria dhe është ndërtuar shteti.