Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Limaj është shprehur prerazi se partia e tij nuk do ta japë votën për kryeparlamentarin nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje politike me VV-në dhe Albin Kurtin.
“Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike”, ka deklaruar Limaj në Kanal10.