Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka deklaruar se as sot nuk pret ndonjë ndryshim nga seancat e kaluara.
Limaj para mediave tha se si parti vota e tyre është e njejtë, abstenim, duke i bërë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që të bëjë përpjekje për të ndërtuar shumicën parlamentare.
Vota jonë është si herën e kaluara dhe besoj që është një votë që është në përputhje me kushtetuten. Zgjidhja besoj që është që partia që ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar duhet t’i bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të ndërtuar shumicën parlamentare, shumica parlamentasre nënkupton koalicionin qeverisës edhe për parlament edhe për qeveri”, tha Limaj