Ai në Facebook tha se partia e tij është e gatshme ta kthejë normalitetin në gjithë Kosovën.

Sipas Limajt, përmes programit të tyre, do të punojnë për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Postimi i plotë:

Nga Suhareka morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me VEPRA.
NISMA Socialdemokrate është e gatshme të kthejë shpresën dhe normalitetin, jo vetëm në Suharekë, por në tërë Kosovën.

Sfidat e qytetarëve janë bërë gjithnjë e më të mëdha në këto 5 vitet e fundit; ata kërkojnë një përgjigje të qartë dhe veçVEPRA konkrete. Ne jemi të angazhuar për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm.NISMA ka #veçVEPRA, ato i duhen Suharekës dhe Kosovës, prandaj jemi angazhuar për të sjellë ndryshim real, që do të prekë çdo qytetar dhe çdo familje.
Përmes programit tonë, ne do të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor, sigurinë dhe antarësimin në NATO.

#veçVEPRA #NISMASocialdemokrate