Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Sofra e Saliut” në televizionin DTV, thotë se Qeveria Kurti nuk është duke e paguar as kafen e mëngjesit që e shpenzon nuk po ua kthen qytetarëve.
“Kqyri ata ministra, a e kanë meritu rrogën që e kanë marrë dhe shpenzimet që ia kanë ba shtetit me punë”, pyet Limaj.
Ai kritikon ministrat se nuk po kryejnë punën e tyre.
“Që tre vite nuk kemi asnjë vend, asnjë projekt, asnjë punë që e kanë bë aty”, shton tutje ai.
Limaj pohon se Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan.
“Qeveria po i ngulë ‘baskia’ Kosovës, por për naj marifet jo”, thotë tutje ai, teksa shton se ka me i kushtu shumë vendin tonë.
“Krejt çka po ndodh këto tre vjet e fundit i kanë bë dëm të madh këtij vendi”, shton tutje Limaj.