10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Limaj prezanton dy kandidatët e Suharekës për deputetë

- Advertisement -

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka paraqitur kandidaturat për deputetë nga Suhareka, të kryetarës së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekolli!, raporton Scanner.

“Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi ju njoftojmë me kandidaturen e kryetarës së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekolli!

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, mbajtëm takim me degën e NISMA-s në Suharekë.
Gjatë këtij takimi, pati mundësi të diskutohej për projektet dhe angazhimet e ardhshme të NISMA-së, duke sjellë përpara të pranishmëve një moment të veçantë, prezentimin e kandidatëve tonë për deputet, kryetaren e degës së NISMA-së në Suharekë,Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekollin.

Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë, Jehona, Murtezi dhe NISMA-ja do të jenë një forcë e fuqishme për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit