7.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Limaj: Plani franko-gjerman ndëshkim për qasjen joserioze të Qeverisë Kurti ndaj dialogut

- Advertisement -

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka thënë se plani franko-gjerman i mbështetur nga amerikanët është një ndëshkim i politikës së Kurtit për qasjen joserioze ndaj dialogut.

Limaj ka thënë se Kurti është dashtë që të gjithë hapat që i ka bërë në veri, ti ndërmarr në koordinim me këshillat e miqve.

“Pse neve nuk na kërkuan me bë Asociacionin për dhjetë vjet. Asociacioni ka qenë i nënshkruar në vitin 2013, pse thanë në 2018 nuk jena marrë vesh asgjë, nëse nuk jemi marrë vesh për të gjitha, pse u fut ky parim, Pse u bë që njohja duhet me qenë në qendër, pse u bë që ka ardhur koha ër marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, sepse u nis koordinimi i vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Kryeministri ynë është dashur që rreth të gjithë hapave që ka bërë në veri, ti bëjë në koordinim dhe me këshillat e miqve. Ai nuk i dëgjoi. Nuk e dëgjoi kërkesën për shtyrjen e vendimit për targa dhe çfarë ndodhi, pas tre muajve erdhi plani franko-gjerman i mbështetur nga amerikanët dhe unë këtë e shoh si një ndëshkim të politikës së kryeministrit dhe për qasjen joserioze ndaj dialogut.” – tha Limaj për Gazetën Blic.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit