17.4 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Limaj për vdekjen e ushtarit Shala: Trim i lindur dhe shok i pathyeshëm

- Advertisement -

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, Naser Shala i njohur si “Ftyra”.

Ai thotë se lajmin për ndarjen e tij nga jeta e mori me dhimbje të thellë, pasi ishte mik i tij në rrugëtimin e jetës dhe bashkëluftëtarit.

Limaj thotë në Facebook se Shala ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të rrugëtimit të jetës dhe bashkëluftëtarit të idealeve tona më të shenjta, Naser Shala – Ftyra ! Na lidhi vendlindja dhe rinia, na bashkoi lufta për liri, dhe mbetëm bashkë edhe në betejat e pasluftës për të mbrojtur pastërtinë e luftës sonë të drejtë. Naseri ishte njeri i zemrës së madhe, trim i lindur dhe shok i pathyeshëm. E jetoi me nder çdo sfidë dhe e mbrojti me dinjitet secilën vlerë për të cilën luftuam. Sot ndjej dhimbje të madhe për humbjen e një miku të rrallë, një vëllai të luftës dhe të jetës. Lavdi jetës, veprës dhe kujtimit tënd të përjetshëm, Komandant Ftyra! Miku im, prehu në paqen e përjetësisë, në dheun e lirë të Kosovës që e deshe dhe e mbrojte me jetën tënde”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme

Të fundit