17.6 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Limaj për takimet me Kurtin: U pajtuam “gojarisht” që unë të isha Kryetar i Kuvendit por s’nënshkruam gjë

- Advertisement -

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 për takimet që ka pasur me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti. Ai madje shfaqi në detaje se si u pajtua me Kurtin që ai të ishte Kryetar i Kuvendit. Madje tha se këtë po e bënë, sepse Kurti foli në RTK, për atë se çka folën me Limajn, sepse s’do të tregonte për ndryshe.

“Në takimin e parë, diskutuam tema gjenerale. Në takimin e dytë z.Kurti ka shprehur dëshirë për bashkëpunim, pra për koalicion. Unë i thash çka po kërkoni nga ne, nëse po kërkoni numrat, unë ua jap numart, nëse e ke veç për numra. Më tha jo, po dua partneritet. Z.Kurti ka ofru një opsion për qeverisje. Që Nisma me qenë pjesë e qeverisë. Unë i kam thënë se jo nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e qeverisë, ne duam partneritet në nivel Kuvendi. Po shkojmë në minimum, i thash. Aktualisht nuk mund të të ndihmoj në qeverisje. Duam i thash partneritet Kuvendi, dhe paketë ligjore. I thash se jam i gatshëm ta mar detyrën e Kryetarit të Kuvendit.” – tha Limaj.

Tutje ai u shpreh, se me Kurtin patën edhe dakordim.

“Në fund patëm një dakordim gojor. Ne të dy. Unë dhe Kurti. Ai mbet me diskutu me partner të vet, unë me partinë time. Ne s’kemi pasë marrëveshje me shkrim. Nuk u ndjeva keq që e propozuan Haxhiun, sepse s’kishim marrëveshje të shkruar.” – ka shtuar ai.

Limaj për koalicionin me AAK-në: Nisma e ruajti bastionin, AAK-ja nuk arriti

Kryetari i Nisma socialdemokrate në emisionin Pressing në T7 ka thënë se AAK-ja nuk arriti t’i ruaj bastionet e veta. Sipas tij, Nisma ia doli por jo edhe AAK-ja.

“AAK-ja nuk arriti t’i ruaj as bastionet e veta. Ndërsa te ne votat kanë ardhë, ne e ruajtëm bastionin tonë, Malishevën. Ne si NISMA me votat tona jemi në parlament. Krejt deputetët e Nisma-s mi mbledh bashkë si kanë as 300 vota në Gjakovë a Gjilan, anipse unë s’kam vërejtje për këtë gjë. As unë e askush nga NISMA, askujt borxh nuk i kemi. Nëse dikush shëprbehet me gjetë fajtor në rregull. Por, duhet me i gjetë fajtorët aty ku vërtetë janë” – tha ai

Qeveria Kurti II, qeveri e keqe

“Unë besoj që Kosova ka pasur një qeverisje të keqe. Ka pasë nevojë për ndryshime politike. Por rezultati zgjedhor doli ndryshe. Nuk erdhi ndryshimi. Qytetari i Kosovës nuk votoi ashtu siç pritej. Unë kam besuar në ato ‘s’provohet shteti’ e krejt ato që i kam thënë. Anipse qeveria në detyrë lavdërohet. “ – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit